Kapet një serb në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit

  • 10 February 2018 - 09:52
Kapet një serb në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit

Policia e Kosovës raporton për një tentim të kalimit ilegal të kufirit në një rrugë lokale në Leposaviq. Rasti ka ndodhur dje në mbrëmjen e hershme.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull serb, pasi ka tentuar me një kamion transportues me tabela të Serbisë ta kalon kufirin shtetëror në vend të paautorizuar”, thuhet në raportin e policisë. Sipas raportit, kamioni ka pasur ngarkese 15 bure të plastikes të zbrazëta, i cili është  dërguar në stacionin policor në Leposaviq.

“I dyshuari është liruar, kurse rasti i proceduar mbetet nën hetime”, njofton policia.