FOTOT/ Tirana pushtohet nga zemrat, ja si e pret 14 shkurtin

  • 10 February 2018 - 10:52
FOTOT/ Tirana pushtohet nga zemrat, ja si e pret 14 shkurtin

Po prisni të festoni 14–shkurtin? Bashkë me ju edhe kryeqyteti ka nisur përgatitjet për të pritur festën e të dashuruarve.

Bashkia e Tiranës është kujdesur që edhe kësaj dite t’i japë ngjyrën e saj të veçantë.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, por edhe Kulla e Sahatit në kryeqytet e kanë veshur tashmë petkun e dashurisë për t’u kujtuar të dashuruarve këtë ditë të veçantë.

E kuqja e dashurisë i ka dhënë më shumë hijeshi dhe ngjyra Tiranës duke bërë që çdokush që kalon në këto rrugë të ndjejë afrimin e kësaj feste.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot))