Avdullah Hoti thotë se zgjedhjet partiake i mbajnë vitin e ardhshëm

  • 10 February 2018 - 12:34
Avdullah Hoti thotë se zgjedhjet partiake i mbajnë vitin e ardhshëm

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka mohuar se në këtë parti do të ketë zgjedhje të brendshme para kohe. Ato, siç thotë ai, do të mbahen në afatin e rregullt që e cakton statuti i partisë.

Këto deklarata të Hotit, vinë pasi së fundmi po flitet për pretendentët që mund të jenë në garën për të parin e LDK’së, si shkak i gjendjes shëndetësore të Isa Mustafës. Megjithatë bën të ditur se shëndeti i Mustafës po përmirësohet dhe nuk ka arsye për zgjedhje brenda partisë.

“Janë spekulime. Shëndeti i Kryetarit Mustafa po përmirësohet. Ai së shpejti do të kthehet tek familja dhe në aktivitetet politike. Nuk ka asgjë shqetësuese”, ka deklaruar Hoti 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së tutje ka mohuar se në këtë parti do të ketë zgjedhje të brendshme para kohe. Ai ka deklaruar se zgjedhjet do t’i mbajnë sipas afatit që është i përcaktuar me statut.

“Zgjedhjet në LDK mbahen në afatin e rregullt statutar”, ka thënë Avdullah Hoti.

(Kosova Sot)