SBASHK paralajmëron grevë - Lajme - Kosova Sot
SBASHK paralajmëron grevë

SBASHK paralajmëron grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SBASHK, në një mbledhje të jashtëzakonshme diskutuan për moszbatimin e marrëveshjes se mirëkuptimit, që më 5 qershor 2017 e ka nënshkruar me koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Ky koalicion që tash është në qeverisje, sipas marrëveshjes është caktuar që brenda vitit 2017 të procedohet në Kuvend projektligji i hartuar nga MASHT lidhur me statusin e punëtoreve të arsimit për vitet e 90-ta.

Sot morën vendim që me 14 shkurt të mbajnë grevë orën e parë nëpër shkolla, si të ndërrimit paradite ashtu edhe pasdite, dhe në rast se qeveria nuk reflekton për këtë ligj, atëherë me 20 shkurt do të mbahet sërish grevë në dy orët e para të dy ndërrimeve.

Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje kanë qenë edhe Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli.

(Kosova Sot)

23 orë e 6 minuta më parë
19/12/18