23-vjeçari diagnostikohet me tumor në tru, i nevojiten para urgjentisht (Foto)

  • 10 February 2018 - 18:56
23-vjeçari diagnostikohet me tumor në tru, i nevojiten para urgjentisht (Foto)

ISAK VORFAJ THOTË SE TË BIRIT I ËSHTË RIKTHYER SËMUNDJA

Isak Vorfaj: Sëmundja ka ardhur nga një grip virusal

Kërkohet ndihmë urgjente për të ndihmuar djaloshin 23- vjeçar nga Hasi, i cili tashmë është i shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë. I ati i tij, Isaku, u shpreh për "Kosova Sot" se gjatë vitit të kaluar ka kuptuar se i biri është i sëmurë dhe është diagnostikuar me tumor në tru. Ai tregon se menjëherë me para të tij e ka dërguar në Gjermani dhe e ka bërë operacion, mirëpo këtë vit ai përsëri është sëmurë dhe në Spitalin Amerikan i kanë thënë se sëmundja ka ardhur nga një grip virusal. Ai i shqetësuar tregon se tashmë i duhen urgjentisht të mbledhë 80 mijë euro.

Image

Bartja me helikopter

Isaku shprehet se vitin që shkoi të gjitha shërbimet në Gjermani i ka bërë nga mjetet vetjake dhe ka harxhuar mbi 80 mijë euro. Ai tregon se e ka shitur edhe furrën e tij personale dhe tashmë është detyruar që të kërkojnë ndihmë, sepse nëse kryhen procedurat e nevojshme për të ridërguar në Gjemani duhet të vijë helikopteri i veçantë, sepse përmes lindjes ajrore të aeroportit nuk lejohet bartja e tij në spitalin e Gjermanisë. Shton se vetëm për këtë shërbim të bartjes nëse procedurat kryhen nevojiten anvans 18 mijë euro. Isaku apelon te të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë Endritin dhe ai jep numrin e xhirollogarisë në Kosovë në Raiffeseen Bank, me numër 1502050001902098. 

Image

"Do të shisja gjithçka vetëm ta shërojmë Endritin"

Isak Vorfaj beson se ndihma e humanistëve do të mund të shërojë Endritin. Kjo është brenga e vetme që ka sot familja Vorfaj. Isaku është shprehur për gazetën se ata që mund ta ndihmojnë mund ta kontaktojnë Isakun në këtë numër telefoni: 049 651-208. Ai shpjegon se herën e parë i ka pasur të gjitha mjetet, ku bashkë me miqtë e familjarët patën harxhuar jo më pak se 80 mijë euro. Ai në ankth pret rezultatet nga Spitali Amerikan, në mënyrë që ta dërgojë sa më parë jashtë shtetit. Po kështu ai tregon se tashmë një CD e kanë dërguar edhe te Dr. Petrela në Shqipëri dhe po presin se cili do të jetë hapi i radhës. Ai thotë se edhe në Ministrinë e Shëndetësisë është ankuar, por nuk ka arritur të marrë para për ta shëruar djalin. Thotë se i kanë thënë se nuk është kryer operimi përmes procedurave ligjore."Unë posa e kam kuptuar se është i sëmurë nga tumori kam shkuar dhe i kam pyetur direkt mjekët në Gjermani."Është e vërtetë se nuk kam zbatuar procedura ligjore, por tani kemi shumë nevojë të na ndihmojnë. Asgjë më shumë të vlefshme se shëndetin e Endritit ne si familje nuk kemi dhe kemi shitur shumë pasuri për ta shëruar atë", është shprehur Isaku."Do të shisja gjithçka vetëm ta shërojmë Endritin", është shprehur për "Kosova Sot" Isaku, babai i Endritit.

(Kosova Sot)