Pse sivjet mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore?

  • 10 February 2018 - 19:25
Pse sivjet mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore?

RREZIQET QË VIJNË NGA KOREJA E VERIUT, SIRIA, PUTINI DHE ISIS-I

Ngjarjet e vitit të kaluar kanë marrë kthesa të papritura

Ekspertët e kontrollimit të armëve thonë se pjesa tjetër e botës me të vërtetë duhet të shqetësohet rreth disa prej postimeve të presidentit amerikan në rrjetet sociale

Viti 2017 solli disa sulme të mëdha terroriste, të cilat, të shoqëruara me rritjen e tensioneve në botë dhe me kërcënimin bërthamor që vinte nga Koreja Veriore, rritën frikën nga një konflikt i madh ushtarak. 

Image

Pse viti 2018 mund të jetë i rrezikshëm? 

Ngjarjet e vitit të kaluar kanë marrë kthesa të papritura. T'i përmbledhim disa prej tyre. Britania votoi për të dalë nga BE-ja dhe tani është duke bërë negociata për ta realizuar këtë. Konflikti në Siri është po ashtu vazhdoi, ku sulmi me armë kimike kundër popullsisë bëri që presidenti amerikan të ndërmerrte një sulm me raketa kundër një baze ushtarake të regjimit. Më pas, Koreja Veriore vazhdoi me testimet e saj bërthamore. Si përgjigje, edhe Japonia ka bërë ushtrime ajrore dhe ka shpërndarë fletushka se çka të bëjnë njerëzit, në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja Veriore. ISIS është përzënë nga i ashtuquajturi kalifat i tij dhe mbështetësit e tij janë gjithnjë e më të dekurajuar. 

Pse Siria konsiderohet si vatër ku mund të fillojë Lufta III Botërore?

Vitin e kaluar, Putini i doli në ndihmë regjimit të Assadit, duke bërë që Rusia të kishte qëndrim të kundërt me Perëndimin. Tensionet arritën pikën kulmore kur të paktën 70 njerëz u vranë me gaz helmues në qytetin sirian Khan Sheikhoun, gjë që bëri që presidenti amerikan të urdhëronte sulmin. SHBA-ja e ka fajësuar Iranin për "provokime alarmante" dhe ka thënë se ku vend paraqet një rrezik më të madh për të shkaktuar luftë bërthamore, sesa Koreja Veriore. Sfera e ndikimit rus është zgjeruar dhe përforcuar. 

A mundet ISIS-i ta fillojë një luftë botërore?

Derisa ISIS-i largohet nga qendrat e tij në Siri dhe Irak, pjesëtarët e tij janë të aftë që ta ndërmarrin një kampanjë të tmerrit në botë, ku ekspertët kanë frikë nga sulmet individuale, të "ujqërve të vetmuar". Rreth 850 njerëz nga Britania dhe Irlanda veriore kishin shkuar për të mbështetur, apo për të luftuar për organizatat xhihadiste në Siri dhe Irak. Rreth gjysma prej tyre deri më tani janë kthyer në Britani, ku edhe gjysma tjetër mund të vijnë pasi që i ashtuquajturi kalifat të shkatërrohet tërësisht këtë vit. 

Image

A paraqet Koreja Veriore kërcënim global për paqen? 

Sipas një dezertuesi, premtimi i Vitit të ri i liderit Kim Jong-un, ishte që Koreja veriore të bëhet fuqi e plotë bërthamore. Dezertori dhe ish diplomati në Britani, Thae Yong-ho, thotë: "Përderisa të jetë në pushtet Kim Jong-un, Koreja Veriore kurrë nuk do të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, edhe nëse këtij vendi i ofrohen shuma marramendëse parash". Kim Jong-un ka quajtur liderët amerikanë një grup minjsh të fushave, që përvidhen gjatë errësirës, duke thënë se CIA është përbetuar që ta rrëzojë atë nga pushteti.  

A rrezikon Donald Trump ta fillojë një luftë të tretë botërore?

Ekspertët e kontrollimit të armëve thonë se pjesa tjetër e botës me të vërtetë duhet të shqetësohet rreth disa prej postimeve të presidentit amerikan në rrjetet sociale. John Andrews, ekspert i çështjeve ndërkombëtare dhe korrespodent veteran, ka deklaruar se Trump do të jetë një sfidë e vërtetë për diplomatët. Ai thotë se deri më tani kishim vetëm një lider të paparashikueshëm në botë, atë të Koresë Veriore, kurse tani e kemi edhe të dytin, Donald Trump. 

(Kosova Sot)