Gripi, më i vështiri në dekada të tëra!

  • 10 February 2018 - 20:08
Gripi, më i vështiri në dekada të tëra!

KA PREKUR MË SHUMË NJERËZ SESA PANDEMIA E GRIPIT TË DERRIT E VITIT 2009

Virusi vazhdon që të bëjë kërdinë në 48 shtete të SHBA-së. Disa pjesë të Bregut Perëndimor kanë përjetuar një rënie të rasteve gjatë javës së kaluar, ku ekspertët shpresojnë që ky trend të vazhdojë

S ezoni i sivjetmë i gripit është po aq i keq sa edhe pandemia e gripit të derrit të vitit 2009, e cila vrau rreth 200,000 njerëz në botë. 

Këtë javë kanë vdekur edhe dhjetë fëmijë të tjerë, duke e sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve të fëmijëve në 63, derisa ekspertët thonë se e keqja më e madhe mund të mos ketë ardhur ende, meqë virusi B dhe soji H1N1 vazhdon që të ndryshojë. 

Ka edhe rritje të rasteve me viruse B dhe me sojin H1N1

Shtrirjet në spital janë më të larta sesa ato të sezonit 2014/15 dhe, derisa sezoni i gripit ka edhe disa javë që të mbarojë, mund të priten edhe më shumë të vdekur. Edhe pse soji H3N2 vazhdon që të dominojë këtë sezon, ka edhe rritje të rasteve me viruse B dhe me sojin H1N1. Soji H3N2 është sidomos mbizotërues te fëmijët. Virusi vazhdon që të bëjë kërdinë në 48 shtete të SHBA-së. Disa pjesë të Bregut Perëndimor kanë përjetuar një rënie të rasteve gjatë javës së kaluar, ku ekspertët shpresojnë që ky trend të vazhdojë. 

Mund të prekeni nga një soj tjetër i virusit

Për më tepër, ekspertët thonë se, edhe nëse tanimë e keni pasur gripin këtë sezon, prapëseprapë mund të prekeni nga një soj tjetër i virusit. Vaksina ofron mbrojtje vetëm në 34% të rasteve, duke ofruar më shumë mbrojtje ndaj sojit H1N1 dhe viruseve B. Mjekët preferojnë qëndrimin në shtëpi nëse vëreni simptoma të gripit dhe të lajmë duart sa më shpesh, me qëllim të parandalimit të përhapjes së gripit. Virusi i cili te ju shkakton një grip të lehtë, te të tjerët mund të jetë vdekjeprurës. 

(Kosova Sot)