Borë në veri e jug të Shqipërisë, probleme nëpër rrugë

  • 11 February 2018 - 10:25
Borë në veri e jug të Shqipërisë, probleme nëpër rrugë

Reshjet e borës kanë përfshirë veriun dhe juglindjen e Shqipërisë mbrëmjen e së shtunës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Reshjet kanë përfshirë rajonin e Kukësit, duke shkaktuar vështirësi edhe përgjatë Rrugës së Kombit.

Bora ka mbuluar edhe pjesën më të madhe të Qarkut juglindor të Korçës. Zonat malore, por edhe fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës kanë regjistruar intensitet të lartë të reshjeve, duke sjellë edhe probleme në lëvizjen e automjeteve.

(Kosova Sot)