I dënuari në rastin “Bllaca 2”: Jam në grevë, po ma mohojnë shërimin shëndetësor (Foto)

  • 11 February 2018 - 11:29
I dënuari në rastin “Bllaca 2”: Jam në grevë, po ma mohojnë shërimin shëndetësor (Foto)

I dënuari në rastin “Bllaca 2”, Shaban Syla, ka hyrë në grevë, në burgun e Dubravës, me arsyetimin se dikush qëllimisht nuk po ia lejon shërimin e tij shëndetësor.

Ai në një letër dërguar KosovaPress-it, ka treguar se posedon rekomandimin e mjekut specialist- internist kardalog për të bërë konografinë që nga janari 2017, pastaj rekomandimin e dytë nga mjeku specialist, internist kardiologu Gani Rama dhe Isamil Avdi Meta për të bërë EHON e zemrës, por për fat të keq nuk janë realizuara pikërisht qëllimisht nga dikush.

“Unë Shaban Syla kam pas infrakt akut dy herë, ku edhe posedoj dokumentacion të datës 12. 07. 2013 nga infrakti, kurse infrakti i dytë më 15.11.2013, por përsëri sipas rekomandimit të mjekut specialist, dikush me qëllime indirektë më pengon shërimin tim shëndetësor, ku vuaj edhe nga sëmundja diabetit DIABETI II. Kërkoj urgjentisht të merren organet e hetuesisë dhe prokurorisë me urgjencë të hetohet ky rast se shëndeti im është drejt rrugës jo të mirë, përmes kësaj letre thërras ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin që të inkuadrohet në këtë rast ,ftoj të inkuadrohet drejtorin e shëndetësisë të Qendrave të Burgjeve të Kosovës z. Milazim Gjocaj”, thuhet në letër.

Ai ka njoftuar se që nga data 9.2. 2017 detyrimisht ka hy në grevë shëndetësore dhe të gjitha llojet e grevave, pasi arsyeja është shëndeti dhe asgjë tjetër”.

Ai ka ofruar edhe rekomandimet dhe dokumentet që dëshmojnë për gjendjen e tij shëndetësore.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot)