Haziri: Përmbyllja e dekadës së pavarësisë, Kosovën e gjeti në mungesë të funksionimit të atributeve

  • 11 February 2018 - 13:34
Haziri: Përmbyllja e dekadës së pavarësisë, Kosovën e gjeti në mungesë të funksionimit të atributeve

Analisti Arsim Haziri vlerëson se përmbyllja e dekadës së pavarësisë, Kosovën e gjeti në mungesë të funksionimit të atributeve më vitale për të ardhmen e saj.

"Kosova vështirë e ka të qeveriset prej një garniture tjetër politike, pasi qytetarët janë lodhur duke provuar subjektet politike", u shpreh ai.

"Qytetarët janë ata që përmes ndëshkimit mundë- sojnë ardhjet e reja politike, ardhje të cilat mund t'i sanojnë disa nga mekanizmat shtetërorë që tashmë 17 vjet janë tejkaluar prej kësaj politike aktuale", ka thënë Haziri.

Sipas tij, ky degradim është si rezultat i politikës së dobët kosovare. Ai merr si shembull dialogun me Serbinë, ku kjo e fundit përfiton datën e anëtarësimit në BE, kurse vendi ynë asgjë, falë politikanëve të papërgjegjshëm.

(Kosova Sot)