Lajçi:Qytetarëve t'u kompensohen dëmet në faturat e ardhshme

  • 11 February 2018 - 15:14
Lajçi:Qytetarëve t'u kompensohen dëmet në faturat e ardhshme

Deputeti i opozitës, Ali Lajçi (LVV), për "Kosova Sot", tha se është e padrejtë që qytetarët të ngarkohen me diçka që nuk e kanë shpenzuar, andaj edhe çdo ngarkesë që i është bërë qytetarëve me fatura të energjisë elektrike duhet kompensuar. "Do të duhej që ky kompensim për pagesën e bërë t'u kthehej qytetarëve. Andaj, është e drejtë kërkesa e Avokatit të Popullit për të bërë padi dhe në kompensimin e dëmit që u është shkaktuar qytetarëve dhe së këndejmi është detyrë e KEDS-it dhe ZRRE-së që qytetarëve t'u kompensohen dëmet në faturat e ardhshme", u shpreh ai. Sipas deputetit Lajçi, nuk ka asgjë të keqe që Kuvendi i Kosovës ta trajtojë urgjentisht këtë temë dhe të merrte vendim lidhur me këtë çështje,ku bëhet fjalë për vjedhje sistematike që u është bërë qytetarëve të vendit tonë. 

(Kosova Sot)