Salihu: Me këtë kastë politike të konsumuar, qytetari përjetoi vetëm mashtrim

  • 11 February 2018 - 15:16
Salihu: Me këtë kastë politike të konsumuar, qytetari përjetoi vetëm mashtrim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga tabori opozitar, Salih Salihu (LVV), për "Kosova Sot", thotë se si asnjëherë më parë, tani është koha për një brez të ri politik, për ta pensionuar kastën aktuale politike që është në pushtet tash e një dekadë dhe që është treguar se është e dështuar dhe e inkriminuar. "Koha po tregon se me këtë kastë politike të konsumuar, qytetari përjetoi vetëm mashtrim dhe zhgënjim, duke u detyruar ta kërkojnë fatin e vet edhe me ikje masive përtej kufijve të shtetit", është shprehur Salihu.

(Kosova Sot)