Anëtari i Kryesisë së PDK’së: S’mund të këmbejmë territore që gjithmonë ishin shqiptare

  • 11 February 2018 - 15:31
Anëtari i Kryesisë së PDK’së: S’mund të këmbejmë territore që gjithmonë ishin shqiptare

Edhe anëtari i Kryesisë së PDK’së, Rrustem Mustafa është përfshirë në debatin për shkëmbim territoresh me Serbinë. Ka thënë se një ide e tillë nuk mund të funksionojë për shkak se edhe në të kaluarën ato territore ishin të shqiptarëve.

“Nuk mund të bëhen këmbim territoresh”, ka shkruar Mustafa.

“Për kohët që po vinë ne Gadishullin (Ballkanik) Ilirik nuk do të jetë domosdo saktësimi i vijave gjeografike”, ka shtuar ai.

Sipas tij, edhe në të kaluarën tokat për të cilat pretendohen të shkëmbehen ishin të shqiptarëve. Prandaj, ka thënë ai, nuk mund të realizohet një ide e tillë.

“Vendi ynë, kufizohet me vende ku në të kaluaren rreth e përqark jetojnë shqiptarët. Duke qenë kështu idet e menduara si këmbim territoresh nuk mundë të funksionojnë. Ne nuk mundemi të këmbejmë territor me territore ku në të kaluaren kanë qenë territore shqiptare”, ka shtuar ai.

Idenë për shkëmbim të territoreve dhe ndarjen e Kosovës janë duke e shtyrë Hashim Thaçi, Edi Rama, Aleksander Vucic dhe Ali Ahmeti.

Në presidencë kanë thënë se në këtë fazë është vetëm spekulim një ide e tillë. Në anën tjetër në Qeveri kanë thënë se as në këtë fazë dhe as në faza tjera s’do të ketë skenar për ndarje dhe shkëmbim territoresh.

(Kosova Sot)