“Hiq dorë nga përdorimi i tepërt i telefonit”, kërkesa e Hasanit për vëllain 10 vjet më të vogël (VIDEO)

  • 11 February 2018 - 15:49
“Hiq dorë nga përdorimi i tepërt i telefonit”, kërkesa e Hasanit për vëllain 10 vjet më të vogël (VIDEO)

Tema e historisë së dytë të prezantuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare” shkon përtej personazheve pjesëmarrës në studio. Përdorimi i rrjeteve sociale dhe aparatëve prek të gjithë adoleshentët dhe të rinjtë e ditëve të sotme dhe Hasani nga Bulqiza erdhi sot në studio, për t’i kërkuar një premtim vëllait të tij adoleshent, Hasanit por edhe për të dhënë një mesazh dhe një mundësi për reflektim gjithë shoqërisë shqiptare.

Hasani: Shqetësimi im është jo vetëm i imi por mbarëshoqëror. Unë kam një lidhje shumë të veçantë me vëllain i cili është 10 vjet më i vogël se unë. Ai është student, unë jam mësues. Është ne vitë të dytë të shkollës së mesme, në Bulqizë.

Ai është një nxënës shumë i mirë, ka qenë gjithmonë shumë i mirë, mbaroi shkollën 9 vjeçare me rezultate të shkëlqyera. Me kalimin e kohës krijoi shoqëri, dhe filluan komunikimet, si çdo i ri që nis gjimnazin. Duke qenë se ai vazhdonte të mësonte shumë, vëllai tjetër i dhuroi atij një telefon të ri. Por këtu nis problemi ai filloi të ishte shumë aktiv. Shpenzonte shumë kohë nëpër rrjete sociale. Ai po humbte kohën.

Ardit Gjebrea: Sa kohë shpenzon vëllai yt në telefon?

Hasani: 2-3 orë…Unë dua që ta ndaloj atë nga të shpenzuarit shumë kohë para telefonit. Koha është e çmuar, dua që ai ta menaxhojë mirë shkollën e mesme.

Duke qenë se ky rast fton gjithë shoqërinë për reflektim dhe për të trajtuar fenomenin më në hollësi, e ftuar ishte edhe pedagogia e Shkencave Sociale, e specializuar në Psikologji Sociale dhe atë Ligjore, Arjana Muça.

Muça: Unë do të këshilloja që të kalonte pak më shumë kohë cilësore me të vëllain, që do të thotë të jesh me të, të gjendesh aty kur ka nevojë, të luash me të dhe një lojë, të jetë çdo gjë e ardhur gradualisht dhe në mënyrë të natyrshme. Shembulli më i mirë është prindi, një prind që mban një libër në dorë, e nxit fëmijën për të lexuar një libër tjetër, e mbyll minutazhin e saj profesoreshë Muça. 

Image

Stafi i së Dielës Shqiptare, i dërgon ftesën Adrianit në qytetin e Bulqizës. Ai mirëpriti ftesën dhe mbërriti në studio, ku nuk e fshehu habinë e tij kur pa të vëllain në ekranin e murit ndarës.

“Nuk mendoja se do të ishte dikush nga familja”, tha ai.

Mesazhi në studio: Adrian unë kam një mesazh për ty. U bëre ti nxitja e parë por flaka është më e madhe, përfshin gjithë shoqërinë shqiptare. Por unë kam për detyrë të të drejtohem ty, sepse të dua shumë, të dua maksimalisht. Unë i di aftësitë e tua, dhe për këtë dua që t’i të shmangësh telefoni, të jesh shumë më i përqëndruar në mësime, të kalosh shumë kohë me librat, sepse koha ikën dhe nuk kthehet. Vlerësoje shumë kohën. Është shumë e rëndësishme për ty. Shkolla e mesme është vendimtare për të ardhmen tënde.

Adrian: Unë e falënderoj shumë vëllain tim dhe i premtoj që do bëhem ai që vëllai gjithmonë ka dashur.

Pjesa e dytë përmbyllet me fjalët e drejtuesit të emisionit Ardit Gjebrea, i cili dha një mesazh jo vetëm për Adrianin por një nxitje për reflektim për të gjithë adoleshentët dhe të rinjtë që shpenzojnë së tepërmi kohë me pajisjet e tyre, duke lënë pas dore veten e tyre.

(Kosova Sot)