Përplasen dy furgonë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një aksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Nga aksidenti në fjalë shihet se si dy kombi-vetura me pasagjerë brenda janë përplasur ndërmjet vete. Nuk dihet se a ka të lënduar, veçse duket të ketë dëme materiale.
Ndryshe, reshjet e shumta të borës sot në vend kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi i veturave.
(Kosova Sot)