Arrestohen dy të mitur në Vushtrri

  • 11 February 2018 - 16:32
Arrestohen dy të mitur në Vushtrri

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar në Vushtrri dy të mitur, nën dyshimin se kanë vjedhur një kabllo elektrike nga brendia e rrethojës së një fabrike.

Në raportin 24 orësh dërguar mediave Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Rrugën “Viciana” në orën 14:05.

Dy të arrestuarit e mitur i takojnë nacionalitetit shqiptar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)