Zyrtari i LDK’së: Thaçi, Veseli e Haradinaj të diskretiduar, s’bën të mbështetmi në ta

  • 11 February 2018 - 16:58
Zyrtari i LDK’së: Thaçi, Veseli e Haradinaj të diskretiduar, s’bën të mbështetmi në ta

Anëtari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka komentuar deklaratat e , zëvendës-kancelarit të Austrisë, Heinz-Christian Strache, i cili ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes. Për këtë punë, Gecaj, në facebook ka shkuar se deklaratat e ChristiaN Strache, duhet të jenë alarm serioz për institucionet kosovare.

Thotë se duhet mobilizim i plotë i shoqërisë sonë dhe strukturave politike në vend.

“Derisa ne jemi skajshëm të polarizuar dhe me përfaqësimin institucional më të dobët që ky vend ka njohur ndonjëherë, indikacionet e tilla, të cilat në këtë fillim na vijnë vetëm si informata të shpërqendruara, do të duhej të ishin alarm serioz dhe arsye e mjaftueshme për mobilizim të plotë të shoqërisë sonë dhe strukturave politike,:, ka shkruar Gecaj.

E për këtë punë, Gecaj, thotë se nuk mund të mbështetemi individëve si Thaci, Veseli e Haradinaj. Thotë se të tre këta janë të diskredituar.  Gecaj, besë nuk i zë as deputetes së AAK’së, Time Kadrijajt.

“Për çështje të tilla madhore nuk mund të mbështetemi më e t’u besojmë individëve të diskredituar si Hashimi Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, por as deputetëve si Time Kadrijaj”, ka shkruar në fund Gecaj.

(Kosova Sot)