Dy policët e arrestuar në Veri janë suspenduar

  • 11 February 2018 - 17:12
Dy policët e arrestuar në Veri janë suspenduar

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar dy zyrtarët policor Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, të cilët po dyshohet se kanë keqpërdorur provat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Të njëjtit janë suspenduar.

“Policia e Kosovës i ka suspenduar dy policët që janë arrestuar mbrëmë për shkak se kishin prishur provat e vrasjes së Oliver Ivanoviqit’, tha policia.

Për të dy, Prokuroria Themelore në Mitrovicë po kërkon një muaj paraburgim për dy policët e dyshuar për keqpërdorim të provave në rastin ‘Ivanoviq’. Kërkesa për paraburgim pritet që të dorëzohet në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Kosova i ka dërguar disa dokumentacione Serbisë, ku ka informacione që ndërlidhen me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Shteti serb po pret zbardhjen e këtij rasti.

Politikani i serbëve të Kosovës dhe kryetari i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq u vra në Mitrovicën Veriore më 16 janar. Ai u varros një ditë më pas në Beograd.

(Kosova Sot)