Presidenti slloven nesër viziton Kosovën

  • 11 February 2018 - 17:50
Presidenti slloven nesër viziton Kosovën

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Kosovë të hënën dhe të martën për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Mësohet se Pahor do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, ku temë diskutimi do të jetë perspektiva e Kosovës në BE dhe çështje të tjera për Ballkanin Perëndimor.

Fillishit takime do të këtë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Në orën 15:00 për presidentin slloven do të bëhet pritje ceremoniale në sheshin  “Ibrahim Rugova” ku pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët të të dy delegacioneve ndërsa në orën 16:10 është paraparë deklaratë për media e dy presidentëve.

Vizita e Pahor është në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa vizita e tij është e para pas asaj që në prillin e vitit 2016 e ka bërë presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq. 

(Kosova Sot)