Thaçi paralajmëron viziten e Presidentit të Zvicrës në qershor! (Foto)

  • 11 February 2018 - 18:17
Thaçi paralajmëron viziten e Presidentit të Zvicrës në qershor! (Foto)

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, do të vizitojë Kosovën në muajin qershor. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në faqen e tij në Facebook.

Thaçi ka shkruar se e ka takuar homologun e tij gjatë udhëtimit nga Seuli drejt Munichut.

“Fluturimin nga Seuli në Munih e bëra së bashku me presidentin e Zvicrës, z.Alain Berset, dhe kryeministrin e Holandës, z. Mark Rutte”.“Presidenti i Zvicrës, z.Alain Berset, ma konfirmoi vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë anë e mbanë botës”, ka shkruar Thaçi, i cili ka postuar dhe një foto me Bersetin.

Image

 

(Kosova Sot)