10 vjetori i Pavarësisë, nis dekorimi i qytetit të Mitrovicës

  • 12 February 2018 - 10:59
10 vjetori i Pavarësisë, nis dekorimi i qytetit të Mitrovicës

Në qytetin e Mitrovicës ka nisur dekorimi për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Të premten pasdite me vendim të Këshillit Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë u vendos ikona e parë #Kosova10 në qendër të qytetit në afersi të shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini.

Kjo ikonë është rreth 8 metra e gjatë ndërsa është rreth 1.5 metra e lartë dhe përfaqëson hashtagun zyrtar të 10 vjetorit të Pavarësisë.

Ikona të tilla janë vendosur edhe në sheshet kryesore të 10 komunave të tjera.

Komuna e Mitrovicës poashtu ka stolisur qytetin me flamuj të shtetit të Kosovës.

E gjithë festa do të shoqërohet me aktivitete të shumta të organizuara nga Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport por manifestime të ndryshme do të këtë edhe nga shkollat e komunës.

(Kosova Sot)