Stefanoviq: Vuçiq në Zagreb nuk do të mirëpritet me ngrohtësi

  • 12 February 2018 - 11:01
Stefanoviq: Vuçiq në Zagreb nuk do të mirëpritet me ngrohtësi

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq tha sot se me rastin e vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kroaci, se vendi nikoqir është ai që krijon atmosferën në të cilën do të zhvillohen bisedimet dhe se Vuçiq nuk do të “mirëpritet ngrohtësisht” në këtë rast.

Stefanoviq i tha televizionit Pink se “qëllimi i bisedimeve duhet të jetë përmirësimi i marrëdhënieve, të shohim në të ardhmen e përbashkët, të zhvillojmë ekonominë si dhe të arrijmë vlera të caktuara”.

(Kosova Sot)