Për 24 orë arrestohen 11 persona në Kosovë

  • 12 February 2018 - 11:31
Për 24 orë arrestohen 11 persona në Kosovë

Për vetëm 24 orë, në vend Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona

Shtatë nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerë në vuajtje të dënimit. Arrestimet janë bërë për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve në vend janë shkaktuar 31 aksidente. Në mesin e tyre 19 ishin pa të lënduar, kurse 12 të tjerë me të lënduar

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 711 tiketa trafiku.

(Kosova Sot)