Britanikët publikojnë historinë e shqiptares që e bënë prostitutë: Ti do të qëndrosh këtu dhe do të shohësh se çfarë do të ndodhë më vonë…

  • 12 February 2018 - 11:33
Britanikët publikojnë historinë e shqiptares që e bënë prostitutë: Ti do të qëndrosh këtu dhe do të shohësh se çfarë do të ndodhë më vonë…

Në median britanike “Independent” është bërë publike historia e një vajze shqiptare e cila pa e kuptuar përfundoi  prostitutë.

Kam takuar vetëm një vajzë shqiptare, e cila ishte trafikuar në Evropë pa dijeni. Kjo është historia e saj:

Bandat e trafikimit targetojnë fëmijët dhe të rriturit nga të gjitha llojet e demografisë, pa marrë parasysh arsimimin, mënyrën e jetesës ose moshën.

Imagjinoni të përfundoni universitetin dhe pastaj të gjeni veten të tradhtuar nga dashuria juaj, të bllokuar në një bordello gati 1500 milje larg shtëpisë dhe të detyruar për të kryer prostitucio. Kjo është ajo që ndodhi me Natashën, dhe ajo dëshiron t’ju njohë me historinë e saj, për të treguar se çdokush mund të manipulohet nga trafikantët që synojnë t’i bëjnë dëm.

Dy vjet më parë, 21 vjeçe, ajo ishte në fund të karrierës së saj universitare në Shqipëri.  Natasha prej muajsh ishte në një histori dashurie me Peterin, i cili i ofroi një udhëtim në Belgjikë për ta prezantuar me familjen e tij. Ishte udhëtimi i parë për të jashtë vendit, ndaj kishte kaq shumë entuziazëm.

Me të mbërritur në Belgjikë, Peteri e dërgoi Natashën në shtëpinë e një shoku. ”Nuk do të më shohësh më. Do të qëndrosh këtu dhe do të shikosh çfarë do të ndodhë. Unë s’do kthehem më”,-mësohet t’i ketë thënë ai.

Në po të njëjtën ditë, në mbrëmje Natasha u detyrua të kalonte natën me dikë që nuk e njihte.  Ai u bë klient i saj i parë.

E shokuar, ajo vazhdoi të jetonte në një gjendje depresive, ku refuzonte të kujdesej për veten, në mënyrë që burrat të mos e zgjidhnin.

Muaj më vonë Natasha zbuloi se ishte shtatzënë dhe në muajin e shtatë arriti të arratisej nga bordelloja. Ajo doli në rrugë, kërkoi ndihmë dhe arriti të bindë shoferin e një kamioni ta merrte me vete. Orë më vonë, kur dyert e kamionit u hapen, Natasha kuptoi se ishte në Britaninë e Madhe.

Duke e rikujtuar këtë moment, Natasha përlotet.

“Po shkoj larg … po shkoj larg … po mendova për familjen time … dhe foshnjën në barkun tim”.

Foshnja e saj lindi dy muaj pas ikjes së saj.

Tani u bënë gati 18 muaj që Natasha u arratis nga tutorët e saj dhe pasi mori mbështetje nga Hestia, një organizatë që punon me viktimat e skllavërisë moderne,  ajo ka filluar të rindërtojë jetën e saj në një mjedis të sigurt. Shqipëria duket e dyshimtë, pasi ajo ka frikë nga gjykimi i tyre.

Natasha ende nuk mund të punojë pasi ajo është ende në pritje të një vendimi për statusin e saj të azilit, e ardhmja e saj është ende e paqartë.

Megjithatë, përkundër privatësisë së saj, Natasha zgjodhi të fliste dhe të regojë se kushdo, pavarësisht prejardhjes mund të bjerë viktimë e skllavërisë moderne.

Ajo që ndodhi me Natashën nuk është aspak e pazakontë. Numrat janë të frikshëm.

Gjatë pesë viteve të fundit, 89 milionë njerëz përjetuan një formë skllavërie moderne, sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës 2017.

(Kosova Sot)