Kelmendi:Gjykata Speciale nuk do të mundë të pengohet

  • 12 February 2018 - 12:32
Kelmendi:Gjykata Speciale nuk do të mundë të pengohet

Prof. i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë se tani po bëhet e qartë që Gjykata Speciale nuk do të mundë të pengohet, por do të veprojë dhe kryej punën sikur është përcaktuar me ligjin, sado që kishte qenë mirë të zgjerohen kompetencat dhe përcaktohet autorizimi që të merret edhe me krimet e Serbisë të kryera në Kosovë. Ai thotë se tani kjo ideja e territoreve është akoma më e rrezikshme që rrezikon me themel ekzistencën e shtetit të Kosovës."Kur është fjala për shkëmbim të territoreve duhet thënë se nuk është mirë të ecet në rrugën e tillë. Kjo është një ide shumë e rrezikshme, sepse Kosova përveç Leposaviqit nuk ka se çka të ndërron me Serbinë. Vendet tjera janë të rëndësisë se madhe ekonomike dhe strategjike për Kosovën dhe natyrisht as burimet e Trepçës dhe as uji i Ujmanit nuk mundë të ndërrohen me asgjë. Kosova Lindore, respektivisht Lugina e Preshevës është Kosovë dhe pa ecur në rrugën e realizimit të interesit të territorit shqiptar paqe nuk ka. Kuptohet se Vulin, Vuçiq e Daçicq janë për ndarjen, mos pushtimin e sërishëm të Kosovës. Nga ata nuk pritet tjetër. Por udhëheqja e Kosovës nuk duhet ta pranojë këtë çështje. Përkundrazi", theksoi analisti Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)