Sokol Havolli ia bën të qartë Shpend Ahmetit se sa i dobët është si kryetar

  • 12 February 2018 - 13:27
Sokol Havolli ia bën të qartë Shpend Ahmetit se sa i dobët është si kryetar

Një ditë pasi që asambleisti i LDK’së, Sokol Havolli i kishte dhënë ultimatum kryetarit të Prishtinës që sot deri në ora 15:00 të vendoste flamurin e Kosovës te Rrethi në Prishtinë, ai ka reaguar përsëri, pas lajmërimit se flamuri do të vendoset nesër.

Pasi që Protokolli i Shtetit ka vendosur që ky flamur të vendoset nesër te rrethi, Havolli ka shkruar se është e panevojshme seanca e jashtëzakonshme, por kjo çështje do të procedohet në seancat e rregullta.

Sipas tij, edhe njëherë është shfaqur jokompetenca e Kryetarit të Prishtinës, duke thënë se Ahmeti nuk është në gjendje të menaxhoj një shtyllë flamuri të ndërtuar nga komuna.

Statusi i plotë:

Flamuri i Republikës së Kosovës po vendoset nesër tek rrethi nga Protokolli i Shtetit.
Kjo e bënë të panevojshme seancën e jashtëzakonshme për rregullore, por propozimin për të rregulluar këtë çështje do ta procedoj në një nga seancat e rregullta.
Megjithatë, kjo ngjarje e shfaqë edhe njëherë jokompetencën e Kryetarit të Prishtinës.
Kryetarit Ahmeti nuk është në gjendje të menaxhoj një shtyllë flamuri të ndërtuar nga Komuna. Nesër do të ndërtohet një shtyllë e re.
Ndoshta edhe kjo është mënyra që z. Ahmeti funksionon. Në këtë mënyrë para dy vitesh kisha vendosur për të ripërtrirë fotografinë e Presidentit Ibrahim Rugova në Sheshin Zahir Pajaziti. Përkundër tentativës për të bllokuar vendosjen pasi që e hoqëm fotografinë e vjetër, ishin qytetarët ata që na mbrojtën në vendosje kundër inspektorëve të porositur nga Shpendi.

(Kosova Sot)