Telekomi i Kosovës drejt falimentimit, 31 milion euro humbje

  • 12 February 2018 - 13:34
Telekomi i Kosovës drejt falimentimit, 31 milion euro humbje

Në një raport të brendshëm mbi ndërmarrjet publike Qeveria e Kosovës ka alarmuar për gjendje të rëndë financiare në Telekomin e Kosovës.

Ndërmarrja e mbylli vitin 2016 me 31 milionë euro humbje dhe pati rënie të madhe të konsumatorëve. Ekspertët thonë se nëse nuk merren masa urgjente Telekomin e pret falimentimi

Telekomi i Kosovës (TK), dikur ndërmarrja publike më profitabile në vend, po shkon drejt falimentimit.

Sipas një raporti të brendshëm të aksionarit, Qeverisë së Kosovës, Telekomi i Kosovës e ka mbyllur vitin 2016 me një humbje prej 31 milionë eurosh, ndërsa ka pasur edhe rënie të madhe të numrit të konsumatorëve.

(Kosova Sot)