Haziri: Kosova shtet, ku hajnat manovrojnë

  • 12 February 2018 - 13:53
Haziri: Kosova shtet, ku hajnat manovrojnë

Analisti Arsim Haziri theksoi për gazetën "Kosova Sot" se Kosova fatkeqësisht është bërë një shtet vetëm ku hajnat manovrojnë, vetëm ku kriminelët zhvillojnë veprimtaritë e tyre kriminale dhe ku niveli i papërgjegjësisë politike ndaj qytetarëve nuk ekziston fare. Ai shton se të gjitha subjektet politike, pa dallime ideologjike e konceptuale, fushatën e tyre elektorale e kanë zhvilluar mbi baza të larta të kleptokracisë e gënjeshtrës. "Prej 99 e deri më tash, qytetarët fatkeqësisht janë manipuluar dhe "dhunuar", pasi gjithnjë ata janë ndëshkuar duke menduar se po mbështesin disa subjekte, të cilat brenda programit do të punojnë për qytetarët", është shprehur ai, duke shtuar se gënjeshtra ndërlidhet si me liberalizimin e vizave, mungesën e funksionimit të sistemit ligjor e përgjithësisht mosfunksionimin e pothuaj gjithë aparatit shtetëror. 

(Kosova Sot)