I prenë me sharrë, fshatarët e uritur hanë gjarpërinjtë gjigantë

  • 12 February 2018 - 14:19
I prenë me sharrë, fshatarët e uritur hanë gjarpërinjtë gjigantë

Dy pitonë gjigantë u vranë nga disa fshatarë të uritur në ishullin malajzian Borneo, të cilët i copëtuan dhe hëngrën mishin e tyre

Vendasit i gjetën gjarpërinjtë brenda një peme, ndërsa kishin dalë për gjueti dhe dëgjuan zhurma që vinin aty afër.

Gjarpërinjtë ishin aq të mëdhenj sa morën një kamion për t'i larguar nga aty dhe për t'i çuar në shtëpi.

Sipas zakonit, banorët i poqën pitonët në skarë me perime pastaj i shoqëruan me oriz.

Tinsung Ujang u gëzua pa masë pasi gjeti pitonët dhe tha se fshatarët në qytetin Bintulu pranë lumit Kelawit do të hanin mish për ditë.

Image
Image
Image

(Kosova Sot)