Preteni: Politika paraprakisht i zgjedh dhe i cakton prokurorët dhe gjyqtarët e dëgjueshëm

  • 12 February 2018 - 15:14
Preteni: Politika paraprakisht i zgjedh dhe i cakton prokurorët dhe gjyqtarët e dëgjueshëm

. Njohësi i afërt i situatës që kemi në drejtësinë kosovare, ish-kreu i agjencisë kundër korrupsionit të Kosovës, Hasan Preteni, thotë se pikërisht duke e pasur një sistem të tillë të drejtësisë së ndikuar nga politika dhe krejtësisht jofunksional në kuptimin e drejtësisë së pavarur, vazhdimisht po kemi edhe adresime kritike në raportet e faktorit ndërkombëtar sa i takon monitorimit të zbatimit të ligjit, shtetit të së drejtës në vendin tonë."Nga miqtë ndërkombëtarë ne i kemi pranuar vlerësimet e njëjta, Raporti i Progresit në vazhdimësi, tani edhe këto qëndrimet e fundit, porosia e njëjtë, ne nuk jemi askund. Është "mjeshtri"e politikanëve tonë se i interpretojnë gjërat ashtu siç u konvenon atyre. Ata prapë po trumbetojnë se nuk është raporti aq i keq. Apostollova nga zyra e BE-së ishte shumë e qartë: S'ka progres pa e luftuar korrupsionin. Pra, me këtë vullnet politik, me këtë qasje nuk ka përparim. Qytetari fatkeqë- sisht nuk është aktiv, institucionet nuk i respektojnë ligjet", theksoi Hasan Preteni për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)