Në Drenas, vidhen pajisjet e shtrenjta për prodhim të kriptovalutave

  • 12 February 2018 - 15:57
Në Drenas, vidhen pajisjet e shtrenjta për prodhim të kriptovalutave

Dje në mëngjes, në komunën e Drenasit ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Burime bëjnë të ditur,  se bëhet fjalë për një vjedhje të ndodhur në lagjen “Ferronikeli”, ku janë vjedhur disa pajisje që prodhojnë kriptovaluta.

Pronari ka deklaruar se vlera e këtyre pajisjeve shkon diçka mes 70,000 deri 80,000 euro.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Po, rreth orës 8, dje, në stacionin policor në Drenas është hap një rast vjedhje e rëndë. Policia po merret me rastin”, ka thënë për Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

(Kosova Sot)