Janjiq: Mafia e Kosovës veriore, në kontrollin e Serbisë

  • 12 February 2018 - 16:20
Janjiq: Mafia e Kosovës veriore, në kontrollin e Serbisë

Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq thotë se pas vrasjes së Oliver Ivanvoqit, Mitrovica veriore është, ndoshta, njëri nga vendet më të rrezikshëm ku jetojnë serbët.

Ai është ambient ideal për korrupsion e kriminalitet e natyrisht edhe për politikanë që duan të pasurohen shpejt gjë që më së lehti bëhet përmes kriminalitetit, ka thënë Janjiq.

Sipas tij, nga njerëzit që ai ka kontakt, atje tani mbretëron pasiguri. Ata po ndiejnë të ketë arritur një lloje paqeje porse e dinë se e keqja nuk ka shkuar.

Shumë nga ta vërtetë mendojnë të largohen. Problemi aty është se politika në kohë të fundit është mbështetur në dhunë e kriminalitet. Serbia tani është para zgjedhjes. Ose do të lejojë që mafia ta marrë krejtësisht kontrollin ose do t’i qërojë hesapet me të keqen që e ka përfshirë gjithë veriun e Kosovës.

Janjiq thekson se sado që Beogradi të mendojë ta kontrollojë situatën në veri të Kosovës, ai këtë e bën përmes grupeve kriminale, dhe, është e qartë se ato kanë ndikim në strukturat qeveritare. Ne kemi informata shumë serioze se ato po përpiqen ta marrin edhe komunitetin informativ.

Ato kanë ndikim shumë të madh në institucione, e të mos flasim ç’ndikim kanë te punët ndërtimore e të tjera që sjellin fitim të shpejtë. Ato janë rrjete që nganjëherë kanë mbështetje të qeverisë e nganjëherë e detyrojnë qeverinë që t’i mbështesë.

Kush do ta marrë lokalin, nga ç’anë do të kalojë rruga, kush çfarë do të ndërtojë – për këtë vendos pushteti lokal, e ai vetëm formalisht vendos për atë kanë vendosur grupet e interesi.

Ai përfundon se përgjegjësin për gjendjen në veri duhet ta marrë kryetari ose kryeministri i vendit.

“Serbia nuk bën t’i gënjejë më qytetarët”, ka thënë Janjiq.

(Kosova Sot)