Pushtetarët me kokën në "cung" e ndajnë lehtë Kosovën

  • 12 February 2018 - 07:46
Pushtetarët me kokën në

SHPËRTHEJNË ANALISTËT: NGA FRIKA E SPECIALES, PUSHTETARËTPËRFSHIHEN NË IDENË E RREZIKSHME PËR SHKËMBIM TERRITORESH

Guraziu: Swrish në këtë lojë është mentori e miku i mirëi Thaçit dhe Vuçiqit, Baton Haxhiu

"Në mënyrë që t'i ikin ndjekjes së Gjykatës Speciale, liderët institucionalë, në krye me Thaçin, i cili disa herë deri më tani ka dhënë mjaft shembuj egoizmi, se "unin" e tij personal gjithmonë di ta vendosë para çdo interesi shtetëror e kombëtar, flet qartë që ai, sidomos tani, para fillimit të punës së kësaj gjykate, për ta shpëtuar veten, është në gjendje ta shesë edhe shtetin dhe të bëjë ndarjen e Kosovës edhe zyrtarisht me Serbinë. Pa dyshim, është e vërtetë se ka kohë që ideja për ndarjen e Kosovës vazhdimisht katapultohej me forcë nga Serbia, por tanimë po vërtetohet katërçipërisht fakti se përveç bashkëmendimtarëve në Kosovë, si z. Thaçi, në përkrahje të saj paskan qenë edhe kryeministri dhe shitësi i ujërave detare të Shqipërisë, Edi Rama", është shprehur analisti Gani Qarri për gazetën "Kosova Sot"

Analistët politikë po i shohin me shqetësim të madh raportimet rreth idesë së fundit për këmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje finale e çështjeve të hapura rreth statusit në mes të dy vendeve. Madje ata theksojnë se ekziston rreziku që për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale liderët tonë institucionalë, duke prirë me Hashim Thaçin dhe të tjerët, mund ta bëjnë ndarjen e Kosovës edhe zyrtarisht me Republikën e Serbisë, madje pa vonuar shumë në proces dialogu. Po ashtu, nga opinionistët e gazetës ngrihet dyshimi se përsëri në këtë lojë është i kyçur mentori e miku i mirë i Thaçit dhe Vuçiqit, Baton Haxhiu, siç ishte edhe në "puçin" për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, prandaj ai do të provohet të "shitet" gjegjësisht kontrabandohet në opinion si ndërmjetës në këmbim të territoreve. Dihet mirë- filli që Kosova nuk fiton asgjë me këtë, por e humb zyrtarisht veriun e Kosovës, derisa kjo ide nuk është asgjë më shumë se një tentativë sërish për arsye personale,pasi që liderët institucionale në krye me Hashim Thaçin dështuan me Gjykatën Speciale, e tash po provojnë të gjejnë një arsye tjetër, për të cilën gjë kanë gjetur aleat në Serbi, sigurisht përmes ndihmës së njeriut të UDB-së në Kosovë, Baton Haxhiut dhe Edi Ramës. Në të njëjtën frymë, për të njëjtin skenar, është shprehur ditë më parë edhe Aleksandër Vulin, ministër i Mbrojtjes së Serbisë. Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi "nuk është duke dhënë rezultate, andaj duhet të kërkohet një marrëveshje për ndarjen e Kosovës". Sipas Vulinit, dialogu vetëm është duke e penguar anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe kjo marrëveshja do të arrinte ta zgjidhte kontestin mes serbëve dhe shqiptarëve.

Lëvizjet e frikshme

"Nuk do mend se në gjithë këtë aferë të pistë sërish është i përzier mentori dhe miku më i besuar i Thaçit dhe Vuçiqit, UDB-ashi Baton Haxhiu, i cili ishte edhe ideatori kryesor i nismës së "puçit" të sapodështuar për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ai, në koordinim me Thaçin dhe Vuçiqin, do të provojnë që idenë më të re të kësaj treshe të frikshme për vendin ta "shesin" dhe kontrabandojnë në opinion si marrëveshje të dalë nga bisedimet me Serbinë, për këmbim të territoreve ndërmjet të dy shteteve", theksoi analisti Gani Qarri për gazetën "Kosova Sot"

Analisti Gani Qarri thotë se si dëshmi koordinimi me zyrtarët serbë na vjen fakti se në të njëjtën frymë dhe për të njëjtin skenar vetëm pak ditë më parë, në mënyrë tërësisht identike, foli edhe ministri aktual i Mbrojtjes në Republikën e Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili me arsyetimin se dialogu nuk po sjell rezultate dhe nxjerrë pengesa Serbisë në rrugëtimin e saj, drejt Bashkimit Evropian,"propozoi" marrëveshje për "ndarjen e Kosovës", për të cilën ai thotë se do të zgjidhte kontestin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, e që në fakt çfarëdo marrëveshje sipas "kutit" të Serbisë për Kosovën nënkupton humbjen edhe zyrtarisht të veriut të saj, përderisa në anën tjetër Kosova realisht nuk do të fitonte asgjë, apo le të themi se nga "zemërgjerësia" e Serbisë dhe "gjesti i mirë" i Vuçiqit Kosovës do t'i ofrohej si "kompensim" më së shumti, një ulëse në OKB. Sipas tij, Kosova më nuk do të mbetej as konsiderohej shtet! Mirëpo, Qarri beson që kjo lojë nuk do të pranohet nga Qeveria dhe kryeministri Haradinaj, dy herë i përballur me drejtësinë ndërkombëtare ku doli fitues."Lëvizjet e fundit të frikshme të Hashim Thaçit, pas dështimit për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, të nxitur nga ai, si nga shtypi, ashtu edhe nga mediat dhe opinioni publik, po përkthehen hapur si lobim për këmbim të territoreve me Serbinë, e që fatkeqësisht, përderisa të mos përfundojnë bisedimet me këtë shtet fqinj, rreziku për ndarjen e Kosovës, mbetet i lartë dhe shumë potencial. Sado që një loje të tillë, të paktën duke u nisur nga qëndrimet e tij të deritanishme, nuk dua të besoj se do t'i bashkohet edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili tanimë ka dëshmuar më se dy herë se nuk ua ka frikën gjykatave të Hagës, krejt ndryshe qëndron puna me Hashim Thaçin, sepse ai u frikësohet deri në atë masë këtyre gjykatave, saqë rreziku i ndarjes së Kosovës jo vetëm se gjithsesi ekziston, por ai në vijimësi mbetet permanent dhe gjithnjë i pranishëm. Në mënyrë që t'i ikin ndjekjes së Gjykatës Speciale, liderët institucionalë, në krye me Thaçin, i cili disa herë deri më tani ka dhënë mjaft shembuj egoizmi, se "unin" e tij personal, gjithmonë di ta vendosë para çdo interesi shtetëror e kombëtar, flet qartë që ai, sidomos tani, para fillimit të punës së kësaj gjykate, për ta shpëtuar veten, është në gjendje ta shesë edhe shtetin dhe bëjë ndarjen e Kosovës edhe zyrtarisht me Serbinë. Pa dyshim, është e vërtetë se ka kohë që ideja për ndarjen e Kosovës vazhdimisht katapultohej me forcë nga Serbia, por tanimë po vërtetohet katërçipërisht fakti se përveç bashkëmendimtarëve në Kosovë si z. Thaçi, në përkrahje të saj, paskan qenë edhe kryeministri dhe shitësi i ujërave detare të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias. Ndaj, pas dështimit të përpjekjeve, të kastës udhëheqëse të vendit, për zhbërjen e Gjykatës Speciale, grupi i po këtyre pushtetarëve të shantazhuar të Kosovës, me në krye Hashim Thaçin, kanë nisur një lojë të re edhe më të rrezikshme se ajo e para dhe tanimë për ndarjen e Kosovës me Republikën e Serbisë", tha Qarri për "Kosova Sot". Ai thotë se hise të madhe këtu ka edhe Baton Haxhiu.

Qarri: Përveç UDB-ashit Baton Haxhiu, i involvuar edhe Edi Rama

Sipas Qarrit, megjithëse shfaqjen e idesë për ndarjen e Kosovës thuhet fillimisht ta kenë bërë publike zyrtarët grekë, gjegjësisht ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë - me lobim në SHBA, e cila qysh atëherë ishte hedhur poshtë nga SHBA-të, tanimë kemi një nismë me rrezik edhe më të madh dhe vazhdimisht në rritje, për faktin se kjo aventurë po iniciohet direkt nga liderët vendorë të Kosovës, qoftë ajo edhe për arsye personale, të Hashim Thaçit, për shpëtimin e tij nga Gjykata Speciale, madje flitet se në vizitën e fundit që Thaçi i bëri SHBA-së këtë ide të rrezikshme ua ka shpalosur edhe drejtorit të CIA-s, amerikane dhe këshilltarëve të presidentit Donald Trump, për të cilën përveç aleatëve në Serbi u dëshmua se ai gëzon edhe përkrahjen e Edi Ramës."Si dëshmi koordinimi me zyrtarët serbë na vjen fakti se në të njëjtën frymë dhe për të njëjtin skenar vetëm pak ditë më parë, në mënyrë tërësisht identike, foli edhe ministri aktual i Mbrojtjes në Republikën e Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili me arsyetimin se dialogu nuk po sjell rezultate dhe nxjerr pengesa Serbisë në rrugëtimin e saj, drejt Bashkimit Evropian,"propozojë" marrëveshje për "ndarjen e Kosovës", për të cilën ai thotë se do të zgjidhte kontestin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, e që në fakt, çfarëdo marrëveshje sipas "kutit" të Serbisë, për Kosovën nënkupton humbjen edhe zyrtarisht të Veriut të saj, përderisa në anën tjetër Kosova realisht, nuk do të fitonte asgjë, apo le të themi se nga "zemërgjerësia" e Serbisë dhe "gjesti i mirë" i Vuçiqit, Kosovës do t'i ofrohej si "kompensim" më së shumti një ulëse në OKB, por që pas humbjes së gjithë kësaj pjese të territorit të vet Kosova më nuk do të mbetej as konsiderohej shtet! Për aq më keq, në krejt këtë aferë të rrezikshme, përveç UDB-ashit Baton Haxhiu, shihet qartë se i involvuar drejtpërsëdrejti, fatkeqë- sisht, është edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili pasi që vetëm pak kohë më parë i shiti detin shqiptar Greqisë, tani me aprovimin e pushtetarëve aktualë të vendit tonë, me në krye Hashim Thaçin dhe të tjerët që janë të gatshëm ta ndajnë shtetin e Kosovës, vetëm e vetëm që të shpëtojnë veten nga Gjykata Speciale, Rama kinse në emër të "qetësimit" të Serbisë dhe profilizimit të tij, si lider i "paqes" në rajon, dëshiron t'i falë edhe asaj veriun e Kosovës dhe ta shpërblejë për aq sa mund të arrijë me tokë shqiptare edhe mikun e tij personal, Aleksandër Vuçiq", theksoi analisti Gani Qarri.

Rrezik i madh për Pavarësinë e Kosovës

Derisa po dalin në shesh këto ide të rrezikshme, analisti politik Ragip Guraziu thotë se vërtet ekziston një rrezik që për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale të gjithë liderët tanë institucionalë, duke prirë me Hashim Thaçin dhe të tjerët, me kusht që ata ta bëjnë ndarjen e Kosovës edhe zyrtarisht me Republikën e Serbisë, tani për herën e tretë. "Tani sërish në këtë lojë është mentori e miku i mirë i Thaçit dhe Vuçiqit, Baton Haxhiu, siç ishte edhe në "puçin" për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, ku do të provohet të "shitet" gjegjësisht kontrabandohet në opinion si këmbim i territoreve. Sigurisht se grekët e kishin filluar të parët lobimin në SHBA për idenë e ndarjes së Kosovës, së pari grekët, respektivisht ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, e cila ide ishte hedhur poshtë nga SHBA-të. Kosova nga kjo nuk fiton asgjë, por humb zyrtarisht veriun e Kosovës, prandaj kjo tentativë sërish është vetëm për arsye personale, pasi që liderët institucionalë në krye me Hashim Thaçin dështuan me Gjykatën Speciale, e tash po provojnë të gjejnë një arsye tjetër, për të cilën gjë kanë gjetur aleat në Serbi, sigurisht përmes ndihmës së njeriut të UDB-së në Kosovë, Baton Haxhiut dhe Edi Ramës. Siç jemi në dijeni, ditë më për të njëjtin skenar është shprehur edhe Aleksandër Vulin, ministër i Mbrojtjes së Serbisë", theksoi analisti Ragip Guraziu për "Kosova Sot".

Analisti Bislim Aliu thotë po ashtu se këto raportime të ditëve të fundit rreth këtij lobimi kriminal janë tejet të rrezikshme dhe assesi nuk duhet të pranohen nga opinioni."Me të vërtetë, ekziston rreziku i madh, se për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale politikanët tanë institucionalë, duke i prirë kësaj valleje z. Thaçi, por edhe të tjerët, paraqet një rrezik të madh për ndarjen e Kosovës. Mendoj se në këtë lojë përzihet me të madhe miku i mirë i Thaçit dhe i Vuçiqit, z. Baton Haxhiu, i cili edhe më parë, pati "dorë" në "puçin" për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kjo tezë e kamotshme, që kur ka kërkuar Serbia ndarjen e Kosovës, sikur tani është riaktualizuar me të madhe ndarja e Kosovës. Sigurisht se kjo do të na paraqiste rrezik të madh për pavarësinë e Kosovës", është shprehur Aliu për "Kosova Sot". Sipas tij, dihet mirëfilli se Kosova me këtë nuk përfiton asgjë, vetëm sa zyrtarisht do ta humbte veriun e Kosovës. "Kjo do të jetë, edhe një tentativë tjetër e politikanëve tanë institucionalë, të cilët dështuan në shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e tash do të provojnë ndoshta një arsye tjetër, duke gjetur edhe aleatë në Serbi, sigurisht me ndihmën e Baton Haxhiut dhe të Edi Ramës që të ndahet Kosova", është shprehur ai.

Badallaj: Rrezik për një luftë të re

Plan të rrezikshëm kundër interesave kombëtare dhe të shtetit e sheh njëlobim të tillë, me dyshimin se po ndërmjetësohet nga Baton Haxhiu, edhe analisti Reshat Badallaj."Derisa i lejohet këlyshit të UDB-së serbe, spiunit dhe argatit të Jovica Stanishiqit, shushunjës serbe dhe Dabiqit, Baton Fazli Haxhiut, të flasë dhe të japë ide për Kosovën, vendi ka me u përballur me shumë të zeza dhe do të shkojë deri në luftë qytetare dhe vëllavrasje. Publikisht tashmë dihet se këlyshi serb, Baton Haxhiu, paguhet dhe financohet nga Serbia për të futur Kosovën në sherr me faktorin ndërkombëtar, e sidomos me Amerikën dhe për të krijuar turbullira të paparashikueshme. Spiuni me librezë zyrtari i UDB-së, Baton Fazli Haxhiu, që kurrë nuk e ka mohuar një gjë të tillë, falë mençurisë së popullit, ka dështuar turpshëm, ndonëse disa bandit dhe kryebanditë të majave të shtetit dhe disa individë idiotësh të institucioneve kanë rënë nën ndikimin e këtij zuzari serb, Baton Haxhiut. Ata do të dështojnë turpshëm", është shprehur ai.

Prof. i së drejtës, Muhamet Kelmendi, thotë se tani po bëhet e qartë që Gjykata Speciale nuk do të mundë të pengohet, por do të veprojë dhe kryej punën sikur është përcaktuar me ligjin, sado që kishte qenë mirë të zgjerohen kompetencat dhe përcaktohet autorizimi që të merret edhe me krimet e Serbisë të kryera në Kosovë. Ai thotë se tani kjo ideja e territoreve është akoma më e rrezikshme që rrezikon me themel ekzistencën e shtetit të Kosovës."Kur është fjala për shkëmbim të territoreve duhet thënë se nuk është mirë të ecet në rrugën e tillë. Kjo është një ide shumë e rrezikshme, sepse Kosova përveç Leposaviqit nuk ka se çka të ndërron me Serbinë. Vendet tjera janë të rëndësisë se madhe ekonomike dhe strategjike për Kosovën dhe natyrisht as burimet e Trepçës dhe as uji i Ujmanit nuk mundë të ndërrohen me asgjë. Kosova Lindore, respektivisht Lugina e Preshevës është Kosovë dhe pa ecur në rrugën e realizimit të interesit të territorit shqiptar paqe nuk ka. Kuptohet se Vulin, Vuçiq e Daçicq janë për ndarjen, mos pushtimin e sërishëm të Kosovës. Nga ata nuk pritet tjetër. Por udhëheqja e Kosovës nuk duhet ta pranojë këtë çështje. Përkundrazi", theksoi analisti Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".

Plakolli: Koncesione në kurriz të vendit

"Mendimi se Serbia dëshiron të bëjë kompromis me Kosovën dhe se mendimi se liderët e Kosovës e kanë kokën nën gijotinë, është tejet e lehtë që me një bashkërendim ndërkombëtar territoret e tilla të "të shiten" në saje të farsës "të shkëmbyera", duke e hedhur para aktit të kryer qytetarin dhe popullin. Këto teza kanë ekzistuar që sa e sa kohë dhe dihet se opinioni publik nuk i ka mirëpritur aspak dhe unë akoma nuk shoh një guxim politik vendas për ta bërë një gjë të tillë, kur dihet se Serbia akoma nuk e njeh Kosovën dhe e dëshiron të gjithën", theksoi politologu Militant Plakolli për gazetën "Kosova Sot" 

Politologu Militant Plakolli, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, vlerëson se dihet mirëfilli që insistuesi më i madh për themelimin e Gjykatës Speciale ka qenë ishkryeministri, tani president, Hashim Thaçi, i cili edhe përkundër faktit të dijshëm se kjo gjyqësi e dëmton rëndë imazhin dhe luftën çlirimtare të Kosovës, ai e ka suportuar individualisht dhe politikisht me klanin e tij, me besimin e plotë se lufta çlirimtare e Kosovës është e drejtë dhe e pastër. Madje, Plakolli thekson se për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale do të bëjnë koncesione në kurriz të vendit."Mbase, ndarja de-facto e veriut të Kosovës, ideja e shkëmbimit të territoreve me Republikën e Serbisë, ka qenë kaherë temë diskutimi për të dislokuar ndarjen në një nivel më të madh, gjë që argumenton dhe fakton idetë e tyre për koncesione në masë. Ideja për koncesione të tilla është e zhvilluar më së miri në këtë kohë kritike për Kosovën. Ku konfuzioni shoqëror është i fokusuar në atë që është duke parë dhe jo në atë që është duke ndodhur. Baton Haxhiu, ani pse i përfshirë në "puqin" për abrogimin e Gjykatës Speciale, nuk është fare e habitshme për të mos thënë është fare e sigurt ripërfshirja e tij në ndërmjetësimin dhe mentorimin e rrethanave të tilla politike, që kanalizojnë koncesionet dhe koka shpëtimin në dëm të vendit", theksoi politologu Plakolli për "Kosova Sot". Ai pohon se shkëmbimi i territoreve ndërmjet shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk është një praktikë e re, por është diçka që ka ndodhur, ndodh dhe do të ndodhë, por rasti i Kosovës mund të jetë një pazar vetëm për interesa të individëve dhe jo interesa të rregullimit të qëndrueshëm të raporteve ndërshtetërore me interes strategjik ndërkombëtar e rajonal. Gazeta i ka dërguar pyetje Qeverisë së Kosovës dhe të apostrofuarit Baton Haxhiu, por gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje rreth kësaj teme.

(Kosova Sot)