Sylejman Selimi lirohet përkohësisht nga burgu (Foto)

  • 13 February 2018 - 23:32
Sylejman Selimi lirohet përkohësisht nga burgu (Foto)

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është liruar sot përkohësisht nga burgu.

Selimi, dikur edhe komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ambasador i Kosovës në Shqipëri, është lejuar që të marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij, të martën.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, në internet, Selimi shihet duke festuar në ahengun familjar.

Pranë tij, në fotografi, shihen edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Diasporës, Dardan Gashi, dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Selimi është i dënuar me dënim unik prej 8 vjetësh për dy rastet, Drenica 1 dhe 2, mbi bazën e akuzave për krime të luftës.

Me aktgjykimin fillestar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Selimi qe dënuar me burgim prej 14 vjetësh për rastet “Drenica 1 dhe 2”, derisa me ankesë të avokatëve mbrojtës, të bërë në vitin 2016, Gjykata e Apelit kishte zbritur vendimin nga 14 në 10 vjet burgim. 

Ndërkaq, pasi është aprovuar pjesërisht ankesa e avokatëve mbrojtës dënimi është zbritur edhe për dy vjet të tjera.

Image

 

(Kosova Sot)