Akuzohet për korrupsion, kryeministri izraelit kundërshton pretendimet

  • 14 February 2018 - 00:04
Akuzohet për korrupsion, kryeministri izraelit kundërshton pretendimet

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se rekomandimet e policisë për të ngritur akuza ndaj tij do të përfundojnë pa sukses.

Në një fjalim përmes të cilit ai ju drejtua kombit me televizion, Netanyahu i mohoi me forcë pretendimet se kishte pranuar dhurata të tepruara, si shampanjë dhe puro të shtrenjta nga manjati i Hollywood Arnon Milchan, në këmbim të favoreve.

Netanyahu po ashtu dyshohet se ka trajtuar me preferencë një botues, në këmbim të mbulimit të tij pozitiv në gazetë.

Ai tha se karriera e tij e gjatë politike është fokusuar vetëm tek e mira e vendit. Ai e akuzoi policinë për një gjueti shtrigash kundër tij dhe u zotua se ka për të vazhduar të qëndrojë në pushtet. Ai e mbylli fjalimin e tij në televizion, duke thënë se ka ndërmend të kandidojë përsëri në zgjedhje.

Rekomandimet e policisë i shkojnë Prokurorit të Përgjithshëm, i cili do të marrë një vendim në se do të ngrejë akuza ndaj kryeministrit.

Por njoftimi i së martës është tepër shqetësues për Netanyahu dhe mund të bëhet shkak për thirrje për dorëheqjen e tij.

(Kosova Sot)