Si do të bëhet menaxhimi i cilësisë së ajrit në Kosovë

  • 02 March 2018 - 09:49
Si do të bëhet menaxhimi i cilësisë së ajrit në Kosovë

Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës mban sot në Prishtinë, një punëtori për Menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, me përfaqësues të institucioneve relevante të Kosovës dhe donatorëve tjerë

Kjo punëtori iniciale synon të ndihmojë për rritjen e njohurive për gjendjen e tashme të Menaxhimit të cilësisë së ajrit, si dhe për kufizimet dhe mundësitë për përmirësime sa i përket ndotjes së ajrit në Kosovë.

Punëtoria organizohet në kuadër të iniciativës së Bankës Botërore për punë analitike në fushën e menaxhimit të cilësisë dhe ndotjes së ajrit në disa vende të Ballkanit Perëndimor, me synimin për ta forcuar bazën e dëshmive për trajtimin e ndotjes së ajrit të mjedisit.

Në këtë punëtori do të flasin menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Albena Reshitaj.

(Kosova Sot)