Së shpejti nis rotacioni i ambasadorëve

  • 02 March 2018 - 09:54
Së shpejti nis rotacioni i ambasadorëve

Ambasadorët do t’i nënshtrohen shumë shpejt një procesi “rokade” dhe nuk përjashtohet mundësia që disa nga ta të mbeten edhe jashtë shërbimit diplomatik.

Një emër i ri tashmë është propozuar për dekretim, shkruan sot Koha Ditore.

Në Qeveri kanë konfirmuar nisjen e këtij procesi.

“Ministria e Punëve të Jashtme, në mbështetje të kornizës ligjore dhe në koordinim të ngushtë me presidentin dhe kryeministrin (Qeverinë), ka filluar konsultimet në lidhje me procesin e rotacionit të ambasadorëve, konsujve të përgjithshëm dhe diplomatëve të tjerë, pasi që një pjesë e madhe e tyre e kanë përmbushur apo edhe tejkaluar mandatin e paraparë me Ligj- 4-vjeçar, ku disa prej tyre kanë shërbyer në dy mandate dhe një pjesë e ambasadorëve të karrierës nuk kanë shërbyer asnjëherë në MPJ”, i ka thënë gazetës Sami Kastrati, udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik.

“Aktualisht nuk është marrë asnjë vendim për kthim, rotacion apo emërim të ambasadorëve të rinj”.

(Kosova Sot)