Policia konfiskon 400 euro të falsifikuara në Prishtinë

  • 02 March 2018 - 09:58
Policia konfiskon 400 euro të falsifikuara në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 01 mars rreth orës 11:00, një femër, zyrtare e një banke në Prishtinë, ka raportuar se gjatë numërimit të disa të hollave, kishte hasur në kartëmonedha nga 200 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Në rr. Eqrem Çabej në Prishtinë, më 01.03.2018, në orën 11:50, ankuesja femër K/Shqiptare zyrtare e një banke, ka raportuar se gjatë numërimit kishte hasur në dy kartëmonedha nga dyqind euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Kështu thotë raporti 24-orësh i dërguar nga Policia e Kosovës.

Njësia përkatëse policore ka konfiskuar monedhat, rasti është duke u hetuar.  

(Kosova Sot)