Bllokohen rrugët në Angli, shumë persona flenë në tren (Foto)

  • 02 March 2018 - 10:00
Bllokohen rrugët në Angli, shumë persona flenë në tren (Foto)

Ekstremi i të ftohtit ka vazhduar të mbretërojë në Angli.

Është dita e katër me radhë që qindra shoferë kanë mbetur të bllokuar në temperature në minus 15C nëpër rrugët e të gjithë Mbretërisë së Bashkuar.

DailyMail shkruan se për 24 orë, ambulantat dhe Kryqi i Kuq janë duke dhënë ndihmen e tyre për të bllokuarit në trafik.

E vec automejteve të bllokuar, në pamundësi të lëvizjes janë edhe trenat. Pasi që bora ka filluar të shkrihet nga malet, ngrica në shina po e pamundëson lëvizjen e tyre.

Raportohet se pasagjerët e bllokuar në tren, kanë qëndruar tërë natën pa ngrohje.

Policia ka bërë të ditur se është thirrur ushtria për të ndihmuar evakuimin e njerëzve në disa zona.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)