Sulm ndaj autokolonës së NATO-s në Kabul, 4 të plagosur

  • 02 March 2018 - 10:40
Sulm ndaj autokolonës së NATO-s në Kabul, 4 të plagosur

Një mjet i improvizuar shpërthyes është aktivizuar pranë autokolonës së forcave të NATO-s në kryeqytetin afgan Kabul, me ç'rast të paktën 4 persona janë plagosur

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Najib Danish, konfirmoi për AA se sulmi ka ndodhur në vendbanimin Binaey, rreth 10 kilometra nga baza e NATO-s në Kabul, raporton AA.

Siç tha ai, objektivi i sulmit supozohet të ketë qenë autokolona e NATO-s.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri më tani. Sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët, ndërsa përgjegjësinë për to e kanë marrë talebanët dhe grupet e armatosura që mbështesin DEASH-in.

(Kosova Sot)