Vaj në vesh e thikë në zemër, 5 historitë rrëqethëse të nuseve vrasëse

  • 02 March 2018 - 10:52
Vaj në vesh e thikë në zemër, 5 historitë rrëqethëse të nuseve vrasëse

Marrëdhënia nuse-vjehrrë është padyshim një sfidë më vete.

Në të gjithë botën kjo marrëdhënie njihet si një marrëdhënie problematike e cila shpesh herë ka përfunduar shkatërrimin e familjeve.

Të nisur nga krimi makabër në Vlorë ku nusja bashkë me të dashurin vranë vjehrrën dhe burrin, albeu.com rikthen në vëmëndje “nuset vrasëse”.

Hysnie Hoxhallari- 2018

Historia e dashurisë e Hysnies dhe të riut 26 vjeç nga fshati I saj I lindjes përfundoi në tragjedi.

Vetëm dy ditë më parë policia vuri në pranga Hysnie Hoxhallarin dhe të dashurin e saj për krimin makabër në Vlorë, ku nënë e bir, përkatësisht vjehrra dhe burri i Hysnies, u vranë dhe më pas u dogjën në banesën e tyre.

Shkak për këtë krim barbar ishte fakti se Olsi Hoxhallari ishte kthyer nga Greqia dhe kështu Kasëm Pirjasi, i dashuri i gruas, nuk po mundej më t’a takonte më Hysnien.

Elda Tanushi- viti 2017

Elda Tanushi tentoi të vriste vjehrrën e saj duke i helmuar gotën e kosit në korrik të 2017-ës.

Vjehrra, Arjana Stafa, i kishte kërkuar nuses një gotë kos për t’u freskuar, por ajo shpëtoi dhe denoncoi në polici nusen.

Gjatë dëshmisë në polici, deklaroi se vjehrra e keqtrajtonte ndërsa vjehrri e kishte ngacmuar seksualisht.

Xhemile Skuka

Xhemile Skura vrau vjehrrën e saj duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh, në shkurt të 2013-ës në Hotesh të Dibrës.

Ajo tentoi ta vriste duke i hedhur vajin e nxehtë në vesh teksa viktima flinte, por nuk e ka arritur një gjë të tillë pasi të moshuarës i ka dalë gjumi.

Duke qënë se planet nuk i shkuan siç kishte planifikuar, 30-vjeçarja e masakroi vjehrrën e saj me mjete të forta.

Por jo vetëm kaq, Xhemilja me ndihmën e kunatës, 25-vjeçares Hike Skuka, e varrosi vjehrrën në kasollen e bagëtive.

Sanije Tuga- viti 2010

Pas një sherri në familje, Sanije Tuga mori armën dhe qëlloi me breshëri mbi vjehrrën dhe burrin e saj duke lënë të vdekur në vend të moshuarën dhe plagosi rëndë burrin.

Ornela Domi- viti 1997

Ornela Domi vazhdon të jetë në kërkim nga policia për vrasjen e Drita Shabës në vitin 1997.

Ornela Domi në atë kohë vetëm 16-vjeç, nisi një histori dashurie me djalin e xhaxhait të bashkëshortit të saj.

Por vjehrra e saj arriti t’i kapë mat në dhomën e gjumit, dhe e tronditur tentoi të dalë jashtë.

Por 15-vjeçari Xhurian Shaba, djali i kunatit të saj me të cilin ishte lidhur nusja e re e qëllon atë me thikë në kraharor 5 herë duke e lënë të vdekur.

Të rinjtë organizuan një skenë grabitje dhe që në atë kohë vazhdojnë të jenë në arrati.

(Kosova Sot)