Veseli ndëshkon deputetët që ishin në Mal të Zi, u heq meditjet

  • 02 March 2018 - 12:32
Veseli ndëshkon deputetët që ishin në Mal të Zi, u heq meditjet

Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë munguar pardje, ditën kur duhej të votohej demarkacioni. Kjo ka bërë që të shtyhet për një kohë votimi dhe në fund të dështojë edhe seanca e cila është shtyrë për javën tjetër.

Deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka, i cili ka qenë pjesë e delagacionit, ka arsyetuar se grupi i deputetëve ka qenë duke u kthyer atë ditë, derisa më pas kanë marrë informacion se edhe Behgjet Pacolli ka deklaruar se nuk do të ketë votim gjatë ditës.

Por, kryetari Kadri Veseli ka paralajmëruar masa ndëshkuese për deputetët që munguan.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit një ditë më herët ka kërkuar që të kthehen deputetët, nuk jeni kthyer jeni në shpenzimet e juaja. Keni bërë foto si patriotike e të tjera, por këtë duhet ta dini”, ka thëë Veseli.

(Kosova Sot)