Hoti-Veselit: Po kalon nga një ekstrem në tjetrin

  • 02 March 2018 - 12:56
Hoti-Veselit: Po kalon nga një ekstrem në tjetrin

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka akuzuar kryetarin e Kuvendit për keq menaxhim të institucionit më të lartë të shtetit.

Ai në facebook ka shkruar se kryetari i Kuvendit po kalon nga një ekstrem në tjetrin.

Ne kohen kur është dashtë te ndaloje hedhjen e veve dhe gazit lotsjellës, qe ka ngjare dhjetëra here ne këtë Kuvend, ai jo qe nuk e ka ndaluar hedhjen e gazit, por nuk ka sjell asnjë mase siç e parasheh Rregullorja e Punës e Kuvendit. Deri dje lejonte te futej dhe hidhej gaz ne Kuvend, kurse sot ju merr fjalën deputeteve?!!! Kështu nuk menaxhohet institucioni me i larte i shtetit. Prandaj duhen ndryshime”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot)