Çfarë deshi të thoshte Frashër Krasniqi kur Veseli nuk e la të flasë

  • 02 March 2018 - 13:11
Çfarë deshi të thoshte Frashër Krasniqi kur Veseli nuk e la të flasë

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi bashkë me deputetë tjerë të kësaj partie janë larguar nga salla ku po mbahen seanca.

Kjo pasi, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ia ndërpreu fjalën Frashër Krasniqit, kur ai nisi të flas për rastin e tyre gjyqësor.

Frashër Krasniqi tha se ai sot para deputetëve do tu thoshte se si do tua kthejnë dy vite të tyre të humbura, vuajtjet e familjes e shokun e humbur, Astritin.

“Arsyeja pse ma ndaloi fjalimin Kadri Veseli ishte se e ka kuptu që procesi gjyqësor ka qenë i montuar dhe e ka shfrytëzuar këtë politikisht. Po shihet që jemi të pafajshëm, edhe Veseli e din këtë, që i ka shku fytyra. E vërteta e rastit tonë është që ai nuk do me ni për neve, lë për neve, por as për qytetarët e tij. Kam pas me iu thanë deputetëve të PDK-së që na kanë thënë terrorist, pa asnjë vendim gjyqësor. Cka doni me thanë sot para qytetarëve, para nënave tona, para familjeve tona. A doni me kërkua falje që dy vjet të jetës na i keni humb, që shokun na keni marr, a doni me dal me kërkua falje sot, ku çdo raport i gjykatave ka tregu se ka pas parregullsi e na jemi të pafajshëm” ka thënë Krasniqi pasi lëshoi seancën. 

(Kosova Sot)