Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë (Foto)

  • 07 March 2018 - 20:44
Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë (Foto)

THEMELUESI I KOMPANISË "AMAZON" DEL NË VEND TË PARË

Ai ka një pasuri 12 shifrore, rreth 112 miliardë dollarë

Jeff Bezos është bërë njeriu i parë deri më tani që kryeson listën e miliarderëve më të pasur, me një pasuri 12 shifrore, rreth 112 miliardë dollarë. Kjo dmth se shefi i kompanisë "Amazon" ka lënë prapa themeluesin e kompanisë "Microsoft", Bill Gates, duke u bërë njeriu më i pasur në botë. Gjatë vitit të kaluar, pasuria neto e Bezosit u rrit për 39 miliardë dollarë, gjë që është fitimi më i madh në histori, për periudhën njëvjeçare. Gjatë vitit 2017 në botë kishte 2,208 miliarderë, nga 72 vende, duke përfshirë edhe miliarderët e parë ndonjëherë nga Hungaria dhe Zimbabve. Gjithsej, ky grup i miliarderëve posedojnë një pasuri prej 9.1 trilionë dollarësh. SHBA-ja ka numrin më të madh të miliarderëve - 585, pasuar nga Kina, me 373 sish. Ndoshta është interesant fakti se, sivjet, në këtë listë nuk gjendet asnjë saudit. Që të gjithë 10 miliarderëve sauditë, që ishin paraqitur në listën e vitit të kaluar, pasuritë personale ua ka marrë ministri i mbrojtjes, princi i kurorës Mohammed bin Salman, si pjesë e një kampanje antikorruptive.

Ja edhe lista e dhjetë njerëzve më të pasur në botë, sipas "Forbes"-it :

1. Jeff Bezos

Image

Shef ekzekutiv dhe themelues i kompanisë "Amazon.com" Pasuria: 112 miliardë dollarë Është njeriu i parë që tejkalon shifrën prej 100 miliardësh, në pozitën parë të njerëzve më të pasur në botë. Posedon 16% të kolosit të e-tregtisë "Amazon", kompani të cilën e formoi në një garazh, në vitin 1994.

2. Bill Gates

Image

Bashkëthemelues i Fondacionit "Bill & Melinda Gates" dhe themelues i kompanisë "Microsoft" Pasuria: 90 miliardë dollarë Fondacioni "Bill & Melinda Gates" është fondacioni më i madh privat i bamirësisë në botë. Gates ka shitur, apo dhuruar pjesën më të madhe të aksioneve të tij në kompaninë "Microsoft", duke poseduar vetëm 1% të aksioneve.

3. Warren Buffett, shef ekzekutiv i kompanisë "Berkshire Hathaway"

Pasuria: 84 miliardë dollarë I njohur edhe si "Orakulli nga Omaha", Warren Buffett është njëri ndër investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohëve. 

Image

Ai udhëheqë "Berkshire Hathaway", e cila posedon më shumë se 60 kompani, duke përfshirë edhe kompaninë e sigurimeve 'Geico', prodhuesin e baterive 'Duracell' dhe zinxhirin e restoranteve, 'Dairy Queen'.

4, Bernard Arnault & familja

Image

Kryesues dhe shef ekzekutiv i "LVMH" (Moet Hennessy Louis Vuitton) Pasuria: 72 miliardë dollarë Bernard Arnault mbikëqyrë një perandori prej 70 brendeve, duke përfshirë edhe "Louis Vuitton" dhe "Sephora". Rezultatet rekorde të kompanisë LVMH, si dhe një mega marrëveshje për ta blerë thuajse në tërësi kompaninë "Christian Dior", ndikuan në rritjen e pasurisë së Arnault'së për 30.5 miliardë dollarë në një vit.

5. Mark Zuckerberg, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë "Facebook"

Image

Pasuria: 71 miliardë dollarë Mark Zuckerberg ka përjetuar një rritje të madhe të pasurisë, falë rritjes së vlerës së aksioneve të "Facebook"-ut. Pasi la studimet në Harvard, ai themeloi kompaninë "Facebook" në vitin 2004 kur kishte vetëm 19 vjet. 

6. Amancio Ortega, bashkëthemelues i kompanisë "Inditex"

Image

Pasuria: 70 miliardë dollarë Amancio Ortega është njëri ndër njerëzit më të pasur në Evropë dhe shitësi më i madh me pakicë në botë. Pionier i modës së shpejtë, bashkë me ish-gruan Rosalia Mera, ai bashkëthemeloi kompaninë "Inditex", të njohur për zinxhirin e modës "Zara"

7. Carlos Slim Helu, "America Movil"

Image

Pasuria: 67.1 miliardë dollarë Njeriu më i pasur në Meksikë, Carlos Slim dhe familja e tij, kontrollin "America Movil", kompaninë më të madhe të telekomit në Amerikën Latine. Bashkë me partnerët e huaj të telekomit, Slim bleu një hise në "Telmex", kompaninë e vetme telefonike të Meksikës.

8. Charles Koch, "Koch Industries"

Image

 

 Pasuria: 60 miliardë dollarë Charles Koch ka qenë kryesues dhe shef ekzekutiv i kompanisë "Koch Industries", kompanisë së dytë amerikane private për nga madhësia. Ky konglomerat ka 100 miliardë dollarë në të ardhura nga bizneset që përfshijnë tubacionet, kimikatet, "Dixie cups", etj.

9. David Koch, "Koch Industries" 

Image

Pasurias: 60 miliardë dollarë David Koch bashkë me vëllain, Charles, kontrollon pjesën më të madhe të kompanisë "Koch Industries", kompanisë së dytë amerikane private për nga madhësia. I lindur në Kanzas, David jeton në Nju- Jork dhe mbikëqyrë grupin e teknologjisë kimike të kompanisë Koch.

10. Larry Ellison, "Oracle"

Image

Pasuria: 58.5 miliardë dollarë Ellison bashkëthemeloi kompaninë e softuerit "Oracle", në vitin 1977. Dha dorëheqje nga posti i shefit ekzekutiv të kësaj kompanie në vitin 2014, por ende kryeson bordin e saj. 

(Kosova Sot)