Albinit, i mbetet vetëm Prizreni

  • 07 March 2018 - 22:05
Albinit, i mbetet vetëm Prizreni

Kjo pasi i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot dha dorëheqje nga kjo parti.

Ahmeti i cili ka qenë një prej figurave më të rëndësishme në këtë parti, është larguar për shkak të pakënaqësive brenda kësaj Lëvizje. 

Nga Vetëvendosje është larguar edhe Qëndron Kastrati i cili është kryetar i komunës së Kamenicës.

Partisë së Albin Kurtit tani i ka mbetur vetëm Prizreni në krye me Mytaher Haskukën.
Theksojmë se në zgjedhje nacionale Vetëvendosje ishte rritur duke dalë partia e dytë në vend.

Përplasjet brenda kësaj partie u kuptuan pas publikimit të mesazheve të deputetes Aida Dërguti e cila kishte fyer tashmë kreun e VV-së, Albin Kurti.

Tani për tani Vetëvendosje ka mbetur e ndarë në krahun e Kurtit dhe atë të Dardan Molliqajt ndërkohë pritet që së shpejti këta të fundit ta zyrtarizojnë partinë e re.

(Kosova Sot)