Abazi:Shpend Ahmeti hipokrit dhe dembel

  • 07 March 2018 - 22:20
Abazi:Shpend Ahmeti hipokrit dhe dembel

Para pak minutash Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në lëvizjen Vetëvendosje.

Ndonëse zyrtarisht akoma nuk ka asnjë deklarim nga Vetëvendosje, është njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, i cili ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Shpend Ahmetit. Ai përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmetin e ka quajtur dështak, dembel, gënjeshtar, përçarës, patronizues e përfitues në kurriz të të tjerëve.

Reagimi i plotë i Abazit:

Hipokrizi e nje deshtaku dembel, genjeshtare, perqares, patronizues, perfitues ne kurriz të tjerve!
Ne fakt nga sot Kosova ka të ardhme, por pa perfituesit e tavolinave te mishit dhe hajnat e SHIK-ut qe po rekrutojne argat të rinjë per te mbijetuar.
Koha per Zgjedhje ne Prishtine dhe zgjedhje ne Kosove


(Kosova Sot)