Haradinaj: Babai im ia la pasurinë djemve, kjo nuk duhet të ndodh

  • 08 March 2018 - 11:22
Haradinaj: Babai im ia la pasurinë djemve, kjo nuk duhet të ndodh

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se babai i tij ia ka lënë pasurinë djemve dhe kjo sipas tij nuk është diçka që duhet të ndodhë sepse gratë duhet të ketë drejtën për për trashëgiminë e pronës familjare.

“Ne që jemi populli Nënë Terezës është dashur të prijmë me barazi gjinore” ka thënë ai.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri në tryezën me temën “Avancimi i Agjendës për Barazi Gjinore dhe Fuqizimi i Grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëme cila u organizua me rastin e shënimit të 8 Marsit nga Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit.

(Kosova Sot)