Prishtina mbushet me emrat e grave të vrara nga burrat (Foto)

  • 08 March 2018 - 12:32
Prishtina mbushet me emrat e grave të vrara nga burrat (Foto)

Në shenjë proteste dhe duke kundërshtuar dhunën në familje, specifikisht dhunën ndaj gruas, qyteti i Prishtinës ka marrë një pamje tjetër.

Nëpër rrugët kryesore, dhe në bilbordet kryesore të kryeqytetit janë “gdhendur’ emrat e femrave që u vranë nga bashkëshortët e tyre.

Diana Kastrati , Zejnepe Bytyci e Donjeta Pajazitaj janë vetëm disa nga viktimat emrat e të cilave tash po qëndrojnë nëpër rrugë të Prishtinës.

“Diana Kastrati , Zejnepe Bytyci e Donjeta Pajazitaj janë vetëm disa nga viktimat e kësaj shoqërie patriarkale .
Ato nuk i vrau vetem nje burre , ato i vrane shume burra!
Urime 8 Marsi!”!” kanë shkruar organizatoret e këtij aksioni simbolik.

Image
Image

 

(Kosova Sot)