“Oscar” shënon audiencën më të ulët, ironizon Trump “Nuk kemi yje të vërtetë”

  • 08 March 2018 - 13:13
“Oscar” shënon audiencën më të ulët, ironizon Trump “Nuk kemi yje të vërtetë”

Ditë më parë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” e cila u kthye në kryefjalën e medias botërore, si për veshjet me të cilat personazhet parakaluan në tapetin e kuq, por edhe për çmimet e fituara.

Kanali televiziv “ABC” lajmëroi se u shënua audienca më e ulët ndonjëherë me 26.5 milionë nga 32.9 që pati vitin e kaluar.

Ai që është kënaqur nga ky fakt është presidenti i Amerikës Donald Trump, i cili dihet tashmë se nuk ka marrdhënie aspak të mira me personazhet e Hollywood-it dhe anasjelltas. Kënaqësinë e këtij fakti Trump e ka shprehur në një status ironik në rrjetin social “Twitter”.“Shikueshmëria më e ulët në historinë e “Oscar-ve”. Problemi qëndron se ne nuk kemi yje të vërtetë, përveç presidentit tuaj (shaka, sigurisht)” – ka shkruar Trump.

Image

 

(Kosova Sot)